Njeriu i mjekësisë ndryshe – Hetem Ramadani

5 Nëntor 2022 | 09:50

Hetem Ramadani është mjaft i njohur!

Të gjithë kemi dëgjuar dhe lexuar teoritë e tij, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut. Ai është gjithashtu një aplikues i suksesshëm i meditimit.

Hetem Ramadani do të jetë i ftuari special në emisionin e radhës “Enigmat e Hipokratit”.

Përmes një bashkëbisedimi mjaft interesant, teleshikuesit e Euronews Albania do të njihen me tezat e z. Ramadani për një trup dhe mendje të shëndoshë.

Në dallim nga mjekësia klasike, Hetem Ramadani është përpunues i tezave shkencore, të cilat bazohen në aftësitë që ka organizmi i njeriut për të reaguar pozitivisht ndaj një stili jetese të shëndetshëm, si dhe ndaj meditimit.

Kur themi “stil jetese i shëndetshëm” nënkuptojmë ushqimin e përzgjedhur, aktivitetin fizik si dhe meditimin. Të tre këta faktorë, të kombinuar suksesshëm nga Hetem Ramadani, garantojnë një jetë të shëndetshme dhe një organizëm me shkallë të lartë imuniteti, i gatshëm per t`u mbrojtur nga sulmi i viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme.

Një emision i tëri për të mos u humbur!

“Enigmat e Hipokratit”!

E shtune, dt. 05 nëntor, ora 17:00!

EURONEWS ALBANIA

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Klinika “Genotime” Prishtinë, aty ku perfeksiononi imazhin tuaj!

Këtë javë në “Enigmat e Hipokratit”, do t’i dedikohemi shëndetit, por këtë herë në një tjetër aspekt, atë estetik. Në bashkëpunim me klinikën “GenoTime” në...
10:34 | 29/04/2023

“Sheqeri, sa duhet të konsumojmë që të jemi të shëndetshëm?”

Sheqeri, sa i rëndësishëm është për trupin tonë, por dhe sa i dëmshëm, nëse e teprojmë me sasinë e konsumuar? Ndaj këtë javë në “Enigmat...
10:42 | 22/04/2023

“Klinika që garanton dhëmbë dhe lëkurë të shëndetshme!”

Kujdesi ndaj vetes është shumë i rëndësishëm. Ndaj këtë javë, në “Enigmat e Hipokratit”, do t’ju tregojmë klinikën e duhur për kujdesin ndaj vetes, jo...
08:21 | 15/04/2023