Rrëzohet helikopteri në Itali, vdesin 7 persona, mes tyre edhe dy fëmijë

5 Nëntor 2022 | 15:19

Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Itali, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave.

Mediat italiane bëjnë me dije se mes viktimave ishin edhe dy fëmijë. Vendi ku ka rënë helikopteri është në zonë rurale në Castelpagano di Apricena

Në bord ishin katër turistë sllovenë, të gjithë pjesëtarë të një familje Bostjan Rigler; Jon Rigler; Mateja Curk Rigler dhe Liza Rigler 13 vjeç.

Në bord ishte gjithashtu Maurizio De Girolamo, 64 vjeç, një mjek që po kthehej në shtëpi pas turnit të tij në Tremiti, dhe pilotët Luigi Ippolito dhe Andrea Nardelli.

Helikopteri u nis në orën 9.20 nga Ishujt Tremiti, në zonën e Foggia.

“Doktori sapo kishte mbaruar turnin e tij të punës dhe për t’u kthyer në shtëpi vendosi të merrte helikopterin në vend të anijes për shkak të kushteve të pafavorshme të motit detar. Një mjegull e dendur ka rënë këtu” – tha kryetari i Gargano Peppino Calabrese

“Komuniteti ynë është në tronditje. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në 30 vite shërbim”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026