Protestat në Iran, presidenti Raisi: SHBA dështoi të përsëriste Pranverën Arabe
Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se qytetet iraniane janë të sigurta pas përpjekjes së dështuar të SHBA-së për të përsëritur kryengritjet arabe të vitit 2011 në Iran, njoftuan sot mediat iraniane.
Në të njëjtën kohë, protestat në Iran për vdekjen e Mahsa Amini, e cila humbi jetën në qendrën e paraburgimit të Policisë iraniane të Moralit, ku u burgos për “mbajtjen e pahijshme të hixhabit”, vazhduan për të 50-tën ditë radhazi, raportoi Reuters.
Studentët në një duzinë universitetesh në Teheran dhe Karaj, në perëndim të kryeqytetit, në qytetin verior të Rashtit dhe Mashadinit në verilindje, protestuan sot duke brohoritur parulla të tilla si “Grua, jetë, liri”.
Grupi i të drejtave të njeriut Hengav publikoi pamjet që tha se ishin nga Sanandaj, kryeqyteti i provincës Kurdistan, ku tregohen protestuesit duke ndezur zjarr për të bllokuar një rrugë kryesore gjatë mbrëmjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë