Paralajmërimi i NATO-s për Veriun, reagon Berisha

6 Nëntor 2022 | 11:03

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e NATO-s për të ndërhyrë nëse situata në Veri përshkallëzohet.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se qëndrimi i NATO-s është haptazi një paralajmërim për Vuçiç ‘që të mos luajë me zjarrin’.

Sipas Berishës, Vuçiç i urdhëroi dje serbët në Kosovë që të braktisin institucionet shtetërore të vendit, ndaj ai e ka vendin në Hagë si një rrezik serioz e i pakorrigjueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Partia Demokratike mbështet plotësisht dhe përshëndet qëndrimin e NATO-s si dhe dënon me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e ‘Putinit të vogël’ për të ndezur konflikt të ri në rajon. Ajo paralajmëron serbo-madhin Vuçiç se ëndrrat e tij të ‘Serbisë së Madhe’ janë varrosur njëherë e përgjithmonë në Kosovë dhe se ndaj çdo akti agresioni të tij, shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm”, shkruan mes të tjerash Berisha.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, tha të shtunën se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë në rast se rrezikohet stabiliteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026