Zyrtari i NATO-s: KFOR i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti

6 Nëntor 2022 | 10:52

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana thotë se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë në rast se rrezikohet stabiliteti.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka biseduar me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak lidhur me situatën, siç ka thënë ai, të tensionuar në veri të Kosovës.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Lajçak ka thënë se mbështet plotësisht qëndrimet e zyrtarit të NATO-s dhe është mirënjohës për bashkëpunimin e BE-së me aleancën veri-atlantike dhe KFOR-in.

Deklaratat e tyre vijnë në ditën kur Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet shtetërore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026