Shqetësuese si Beogradi ka vazhduar të dërgojë armë në Veri, thotë deputeti i VV
6 Nëntor 2022 |
08:05
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se e gjithë kjo që po ndodh në Veri është një blof i Beogradit duke i detyruar serbët të largohen nga institucionet e Kosovës.
Sipas tij, ajo që e bën shqetësuese situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgojë armë dhe municion në veri të Kosovës për të krijuar situatë paniku dhe tensione.
“Këto sjellje të Beogradit i kemi parë edhe në të ‘90 duke instrumentalizuar serbët e Kroacisë. Këto metoda manipulimi dhe orkestrimi nuk bëjnë punë dhe duhet kuptuar që koha është për paqe, normalitet dhe progres. Këtë e duan të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim”, ka shkruar ai në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
- FOTO | Zyrtarë të Policisë së Kosovës në veri zhveshin uniformat
- Milaim Zeka: Serbia do kërkojë autonomi për veriun e Kosovës
Lajme të Sugjeruara
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë