Angela Merkel po shpenzon shumë, ish-kancelarja në shënjestrën e ‘Financave’
Angela Merkel është vënë në shënjestër nga Ministria gjermane e Financave për shpenzimet tepër të larta të zyrës së saj në Bundestag, që i atribuohen si ish-kancelare.
Këtë e bëri të ditur e përditshmja ‘Der Spiegel’, që citoi një raport qeveritar për komisionin e buxhetit të parlamentit gjerman, sipas të cilit reduktimi do të ndikonte edhe në numrin e punonjësve në zyrë.
Sipas ‘Der Spiegel’, Merkelit iu vu në dukje se zyra e saj ka për qëllim vetëm “përmbushjen e detyrimeve post-zyrtare” dhe se “përjashtohet nga përdorimi për qëllime private ose për të gjeneruar të ardhura shtesë”.
Nën objektivin e Ministrisë së Financave kanë përfunduar edhe shpenzimet e udhëtimit, rimbursimi i të cilave, “merret në konsideratë vetëm nëse ish-kreu i qeverisë udhëton për llogari dhe në interes të Republikës Federale të Gjermanisë”.
Merkel aktualisht ka nëntë asistentë, sekretarë dhe shoferë, pagat e të cilëve i kushtojnë thesarit rreth 50.000 euro në muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)