Postera ku shkruhet ‘Putini në Kosovë’ shfaqen në Mitrovicën e Veriut
Largimi nga institucionet i përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës bëri që gjatë të shtunës të ketë tensione në pjesën veriore të Kosovës.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve, vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.
Këtë vendim, Lista Serbe e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për pezullimin e drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç.
Gjuriq ishte pezulluar pasi refuzoi të zbatojë vendimin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës, shkruan KosovaPress.
Pas këtij veprimi, pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb zhveshën uniformat e tyre. U tha se ky vendim vlen deri në një njoftim, siç e quajtën ata, të arsyeshëm të Prishtinës për të respektuar marrëveshjet e Brukselit.
Që nga dita e djeshme strukturat paralele serbe kanë vazhduar të kërcënojnë me destabilizim. Të shtunën në mesnatë është publikuar një video ku shihen disa persona të maskuar në veri të Kosovës.
Sipas pamjeve të siguruara nga Istraga, vërehet se këta të maskuar shtënë me armë dhe bërtasin duke thënë se janë kthyer, duke aluduar për Kosovën.
Po ashtu, në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur posterat me mbishkrimin “Putini në Kosovë” së bashku me flamurët rusë, krah atyre serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta