Bjellorusi, dy aktivistë dezertojnë në Ukrainë, Kolesnikova në burg

8 Shtator 2020 | 14:49

Vazhdojnë të mbeten të paqarta rrethanat e zhdukjes së përfaqësuesve të opozitës në Bjellorusi.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, dy aktivistët Anton Rodnekov dhe Ivan Kravstov kaluan kufirin për në Ukrainë në orët e para të së martës. Ndërkohë, lidhur me lideren e protestave Maria Kolesnikova, e njëjta agjenci njofton se u ndalua nga persona të Maskuar në qendër të Minskut ditën e hënë. 

Kolesnikova, anëtare e këshillit koordinues të opozitës, ishte e fundit e tre politikaneve femra që bashkuan forcat përpara zgjedhjeve të 9 gushtit, në përpjekje për të sfiduar presidentin Aleksander Lukashenko.

Lukashenko, që ka qenë në pushtet gjatë 26 viteve të fundit, mohon zërat se po sulmon figurat e opozitës dhe akuzon fuqitë perëndimore se po përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti përmes një revolucioni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026