Ambasadorja amerikane në OKB në Tiranë, takime me Shoqërinë Civile dhe qeverinë

6 Nëntor 2022 | 15:09

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të diel në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thomas-Greenfield bëri të ditur se gjatë vizitës së saj dy ditore në vendin tonë, do të zhvillojë takime me drejtues të Shoqërisë Civile dhe qeverisë.

Sipas saj, Shqipëria mbetet një aleate e palëkundur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Sapo mbërrita në Shqipëri për takime dy ditore me drejtues të Shoqërisë Civile dhe qeverisë. Shqipëria është një aleate e palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkroi ajo në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026