Serbët tubim në veri, Rakiç: Të formohet Asosacioni dhe të hiqet vendimi për targat

6 Nëntor 2022 | 16:03

Serbët kanë mbajtur një tubim këtë të diel në veri të Mitrovicës, ku kanë kënduar këngë nacionaliste dhe himnin e Serbisë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç deklaroi se serbët përmes dorëheqjeve nga institucionet e Kosovës, janë duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit.

Sipas tij, serbët nuk duan të kërcënojnë askënd, por duan vetëm të përmbushen të gjitha marrëveshjet e Brukselit, duke përfshirë formimin e Asociacionit, si dhe tërheqjen e vendimeve, siç i quajti ai, të njëanshme për targat.

“Me dorëheqjet tona ne jemi duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare. Kujtojeni faktin se Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe liderët e tjerë nga Prishtina shumë herë kanë përsëritur se për ta, nuk ekziston marrëveshja e Brukselit dhe se kurrë nuk do të bëhet Asociacioni i komunave serbe.

Dua të shfrytëzoj rastin të theksoj në veçanti se ne dëshirojmë paqe dhe vetëm paqe. Ne nuk duam ta kërcënojmë askënd, përveç se dëshirojmë që të zbatohen marrëveshjet e arritura dhe të formohet Asociacioni dhe të përmbushen të gjitha marrëveshjet e Brukselit. Natyrisht të tërhiqen të gjitha vendimet e njëanshme si ai përket targave”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026