‘Kurimi i Vjosa Osmanit në spital privat’, gazetari: U përpoq ta mbajë të fshehtë
Gazetari Vullnet Krasniqi deklaroi se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u përpoq ta mbajë të fshehtë faktin, që iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital privat.
Në një intervistë për Euronews Albania, Krasniqi u shpreh se Presidenca reagoi pas lajmi foli fillimisht në media.
Sipas tij, ndërhyrja kirurgjikale ishte tepër e lehtë dhe mund të kryhej nga çdo doktor në Kosovë në spitalet shtetërore.
“Të gjitha informacionet zyrtare nga Presidenca, kanë dali pasi doli lajmi që Presidentja është kuruar në një spital privat. Më vonë ka pasur një reagim zyrtar. Tani ka pasur detaje të reja që kanë dalë.
Kur gazetarët kanë pyetur se përse në një spital privat, Zyra për Media e Presidencës ka deklaruar se aty punon xhaxhai i Presidentes, që është mjek dhe ka drejtuar operacionin në vazhdimësi. Ai është një operim tepër i lehtë që mund të kryhet nga çdo doktor në Kosovë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta