Vjosa Osmani del nga spitali, si është gjendja e saj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka dalë nga spitali të premten mbrëma me rekomandimin e mjekëve.
Ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, i cili ka thënë se ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes.
Osmani është shtruar në një spital privat në fillim të muajit nëntor dhe ka kryer një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses, raporton KosovaPress.
Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, më 2 nëntor, presidentja Osmani kishte bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të presidentes së republikës tek kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta