Jeta duhet të vazhdojë! Francezët nuk tërhiqen pavarësisht rritjes së rasteve me COVID
Jeta duhet të vazhdojë. Kështu thonë qytetarët parizienë, pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19.
“Është e vërtetë që rritja e rasteve ekziston, por sërish ne duhet të vazhdojmë me jetën tonë, me punën tonë; të shkojmë në restorante, të udhëtojmë dhe të bëjmë qejf”, deklaron Yohann Fontana, me profesion agjent tregtar.
Në javët e fundit, Franca ka regjistruar një rritje radikale të të infektuarve me COVID-19 krahasuar me periudhën e mesit të majit, kur bllokada strikte dymujore përfundoi.
“Duhet të vazhdojmë me jetën tonë dhe kaq. Nëse më duhet të shkoj në punë, do të shkoj. Nëse punoj nga shtëpia, edhe më mirë, por kjo nuk më pengon mua që të dal jashtë. Unë nuk kam frikë të dal. Nëse do të prekem nga virusi, atëherë le të prekem. Nuk kam frikë prej tij”, thotë Alain, banor i Parisit.
Ditën e hënë, kuota ishte rritur me rreth 4.200 njësi krahasuar me ditën paraardhëse, duke arritur një total prej më shumë se 328 mijë njësish, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Edhe numri i vdekjeve u rrit gjithashtu me 25 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 30 mijë e 726 viktima.
Franca renditet e shtata në botë sa i përket vdekjeve dhe autoritetet vendase po shqyrtojnë të dhënat për të zgjedhur masat e duhura për të ndihmuar vendin, në një kohë kur pritet një valë e dytë coronavirusi gjatë dimrit.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit