Ekskluzive/ Skënderbeu pa merkato, korçarët peng të një gjyqi të humbur në janar
Skënderbeu nuk mund të federojë asnjë futbollist, së paku për momentin. Merkato e skuadrës korçare është e bllokuar, si pasojë e gjyqit të humbur me futbollistin nga Gambia, Kaba Sambou më 15 janar të këtij viti.
Euronews Albania ka siguruar dokumentin e vendimit të marrë nga FIFA, ku saktësohet se skuadra korçare i detyrohet afro 90 mijë euro lojtarit. Në dokumentin prej 8 faqesh saktësohet se në rast se vendimi nuk do të ekzekutohet brenda 45 ditësh, atëherë merkato e skuadrës juglindore do të bllokohet deri në momentin që do të shlyhet lojtari dhe ky vendim do të jetë i vlefshëm për tre sesione.

Euronews Albania kontaktoi avokatin e Kabba Sambou, Antoine Semeria, i cili në një bisedë telefonike tregoi se klubi korçar ende nuk ka shlyer detyrimet ndaj klientit të tij.
Avokati i lojtarit tregoi se përfaqësuesit ligjor të skuadrës korçare kanë kërkuar pak ditë më parë negocimin për një marrëveshje mes palëve, duke treguar se klubi ndodhet në një gjendje jo të mirë ekonomike pas vendimit të gjykatës federale për lënien në fuqi të dënimit nga UEFA.
Palët kanë nisur negociatat, por ende nuk ka një marrëveshje me palëve, çka do të thotë se korçarët ende nuk mund të federojnë asnjë futbollist.
Merkato në vendin tonë mbyllet në datën 20 shtator dhe Skënderbeu duhet të nxitojë për të liruar merkaton e për të ndërtuar skuadrën për edicionin e ri.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi