Princesha norvegjeze largohet nga detyrat mbretërore

8 Nëntor 2022 | 23:00

Princesha e Norvegjisë Martha Louise dha dorëheqjen nga detyrat e saj zyrtare të martën, sipas një deklarate nga familja mbretërore e vendit nordik.

“Princesha po ndërmerr këtë hap për të krijuar një vijë më të qartë ndarëse midis aktiviteteve të saj të biznesit dhe rolit të saj si anëtare e familjes mbretërore”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Louise dhe i fejuari i saj Durek Verrett “nuk do të përdorin titujt në kanalet e tyre të mediave sociale, në prodhime mediatike ose në lidhje me aktivitete të tjera tregtare.”

Megjithatë, babai i saj Mbreti Harold vendosi që ajo të mbante titullin e saj si princeshë, thuhet në deklaratë.

Pasi të martohet, Verrett do të bëhet pjesë e familjes mbretërore, por as nuk do të ketë titull dhe as nuk do të përfaqësojë Shtëpinë Mbretërore të Norvegjisë, shkruan KosovaPress.

Megjithatë, çifti do të marrë pjesë në tubime të lidhura me familjen, të cilat tradicionalisht mbretërorët norvegjezë marrin pjesë së bashku.

Louise, 50-vjeç, është vajza e vetme e Mbretit Harald V dhe Mbretëreshës Sonja dhe e katërta në radhën e pasardhësve pas vëllait të saj, princit të kurorës Haakon dhe dy fëmijëve të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer

Presidenti Donald Trump hapi një festë 16-ditore të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara me një tubim politik të mërkurën, fillimi i festimeve të formësuara nga...
10:51 | 25/06/2026

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit të një udhëtimi në Lindjen...
10:35 | 25/06/2026