Akuzohet për mesazhe ngacmuese ndaj koleges, jep dorëheqje ministri britanik
Ministri britanik, Gavin Williamson, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, pas akuzave të fundit për ngacmim ndaj ish-shefes konservatore, Wendy Morton.
Në letrën e dorëheqjes së tij ai ka shkruar se i ka kërkuar falje koleges për mesazhet ndërsa ka hedhur poshtë akuzat për ngacmim.
“Siç e dini, ekziston një proces i vazhdueshëm ankesash në lidhje me mesazhet me tekst që i kam dërguar një kolegeje. Unë jam në përputhje me këtë proces dhe i kam kërkuar falje marrësit për ato mesazhe. Që atëherë, ka pasur akuza të tjera për sjelljen time në të kaluarën. Unë hedh poshtë këto pretendime, por e kuptoj se këto po bëhen shpërqendruese për punën e mirë që kjo qeveri po bën për popullin britanik”, tha Williamson në letrën e tij të dorëheqjes, drejtuar kryeministrit Rishi Sunak.
Ligjvënësi i Partisë Konservatore, ishte shkarkuar më parë nga posti i tij si ministër i mbrojtjes në vitin 2019, nga kryeministrja e atëhershme Theresa May, për zbulimin e një vendimi kyç në lidhje me gjigantin kinez të telekomunikacionit Huawei.
Ish-kryeministri Boris Johnson më vonë e emëroi atë si Sekretar të Shtetit për Arsimin, por e hoqi përsëri atë nga roli në vitin 2021 gjatë një riorganizimi të kabinetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut