‘Vala e kuqe nuk ndodhi’, Biden i drejtohet popullit amerikan
Joe Biden tha se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA tregojnë se demokratët kanë pasur një natë të fortë.
Ai theksoi se “vala e kuqe”, e parashikuar si një spastrim republikan i Dhomës dhe Senatit, nuk ndodhi.
“Populli amerikan ka folur dhe ka dëshmuar edhe një herë se demokracia është ajo që jemi”, tha Biden.
Partia e tij, u shpreh ai, humbi më pak vende në Dhomën e Përfaqësuesve se sa pritej, mesatarisht, për partinë e një presidenti në detyrë.
Më tej Biden theksoi punën e tij të deritanishme për rimëkëmbjen e pandemisë, rindërtimin e infrastrukturës në Amerikë dhe trajtimin e inflacionit.
“Ne sapo kemi filluar”, tha ai, ndërsa shtoi se do të vazhdojë të punojë në të gjithë rrafshin politik për të ofruar më të mirën për popullin amerikan.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta