Mbështetësit e Trump drejt Kongresit, Senati mbetet demokrat
Shpresa e republikanëve për një “revolucion të kuq” për të siguruar kontrollin e Kongresit u zbehën të mërkurën teksa demokratët e Joe Biden bënë një mbrojtje më të fortë në zgjedhjet e mesmandatit.
Republikanët duket se janë në rrugën e duhur për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve, por Senati është ende në lojë, me parashikimet që anojnë nga demokratët.
Për analistët politikë, këto zgjedhje afatmesme ishin të rëndësishme edhe për demokracinë.
“Këto zgjedhje kanë qenë më të forta nga sa mendohej. Po shohim se sa i përçarë është vendi, është më i polarizuar se kurrë. Ndaj mendoj se do të kemi një pjesëmarrje rekord në 2024-n. Gjithashtu mendoj se ndodhemi në një udhëkryq sa i takon demokracisë amerikane, pasi kemi ende gara dhe ende njerëz që mohojnë rezlutatet e 2020-s. Ndaj duhet të shohim se cilat do të jenë rezultatet e këtyre zgjedhjeve, pasi është e rëndësishme që ato të jenë të lira, të ndershme dhe që njerëzit të pranojnë rezultatin”, thotë Natasha Lindstaedt, eksperte e shkencave politike.
Zgjedhjet nuk dhanë rezultatin e shumëpritur për Donald Trump, që në bazë të rezultatit të tyre do të vendosë për kandidimin në vitin 2024.
Ndërsa numërimi i dha fitoren mbi 100 republikanëve, mbështetës të gënjeshtrës së Trump se Biden vodhi zgjedhjet e 2020-s, shumë figura të tjera të njohura që mohojnë fitoren e Biden dolën duarthatë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë