Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, republikanët nuk arrijnë pritshmëritë

9 Nëntor 2022 | 14:00

Ata mund t’i fitojnë ende të dyja dhomat e Kongresit, por rezultatet e pjesshme në zgjedhjet amerikane të mesmandatit janë zhgënjyese për republikanët. Ndryshe nga sa pritej, demokratët kanë performuar më mirë.

Një prej fitoreve kyçe të demokratëve është ajo e John Fetterman për përfaqësuesin e Senatit në Pensilvani, përballë kandidatit të mbështetur nga Donald Trump, Mehmet Oz.

Por republikanët përforcuan pozitat në bastione të tjera. Marco Rubio, për shembull, mbajti vendin e tij në Senat në shtetin e Floridës, ku Ron de Santis fitoi një mandat të dytë si guvernator.

“Kemi arritur shumë më tepër nga sa imagjinohej 4 vjet më parë, por kemi ende shumë punë për të bërë. Personalisht, sapo kam filluar luftën”, Ron De Santis, guvernator i Floridës.

Beteja elektorale mund të përcaktojë fatin e Donald Trump për presidencialet e vitit 2024. Në orët e fundit ai bëri të ditur se më 15 nëntor do të bëjë një njoftim të rëndësishëm. Sidoqoftë, kandidatët e tij kanë pasur një performancë të dobët, gjë që mund t’i bëjë atij të ndërrojë mendje për kandidimin.

Këto zgjedhje do vendosin se kush do të dominojë Kongresin dhe kush do të mbajë postet kyçe në disa shtete. Në shtete si Arizona, Xhorxhia dhe Nevada rezultatet do të kërkojnë disa ditë dhe vetëm atëherë do të mësohet nëse balanca e pushtetit në Uashington ka ndryshuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026