Biden rrezikon humbjen në zgjedhjet për kontrollin e Kongresit
Kjo e martë është një ditë vendimtare në politikën amerikane – votuesit hedhin votën e tyre – nëse në zgjedhjet afatmesme, të cilat do të vendosin se cila pati do të kontrollojë Kongresin.
Sondazhet tregojnë një paraqitje të dobët për demokratët dhe nëse kjo rezulton të jetë e saktë, axhenda e Presidentit Joe Biden për dy vitet e mbetura të presidencës së tij do të lëkundet.
Në prag të zgjedhjeve, Biden dhe favoriti republikan, ish-presidenti Donald Trump mbajtën jalimet e tyre të fundit. Trump ishte në Ohajo ku pritej të shpallte një tjetër kandidim për presidencën.
Ai foli për emigracionin dhe ekonominë, por në fund tha vetëm se do të bënte një njoftim të madh më 15 nëntor.
“Ky vend është i çmendur… ka vetëm një zgjedhje për t’i dhënë fund kësaj çmendurie, nëse mbështesni rënien e Amerikës, atëherë duhet, absolutisht të votoni për njerëzit e çmendur të majtë radikalë, demokratët radikalë të majtë, u shpreh Trump me ironi.
Biden mbajti një tubim në mbrëmje në Maryland, një shtet që konsiderohet normalisht një bastion i demokratëve dhe u tha përsëri mbështetësve se vota duhet për të mbështetur demokracinë.
“Mos harroni, pushteti është në duart tuaja. Ju jeni një nga arsyet pse nuk kam qenë kurrë kaq optimist për të ardhmen e Amerikës. Dhe le të jemi të qartë, këto zgjedhje nuk janë një referendum. Është një zgjedhje, një zgjedhje mes dy vizioneve shumë të ndryshme të Amerikës” tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Gjashtë shtete kyçe janë në qendër të betejës politike dhe të gjitha garat do të përcaktojnë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.
LEXONI GJITHASHTU
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar