‘Lufta do kishte nisur që para 4 vitesh’ video shokuese e njeriut të Putinit

7 Nëntor 2022 | 16:51

Komentet e njeriut të afërt të Putin, Andrey Sidorov, kanë bërë xhiron e rrjetit duke hapur kapituj të vjetër të politikës amerikane që sipas tij lidhen direkt me luftën e sotshme në Ukrainë.

Një video e zëvendës-dekanit të politikës botërore në Universitetin Kombëtar të Moskë, Andrey Sidorov, ku ai diskuton rreth luftës në Ukrainë në një televizion shtetëror rus, është shpërndarë fillimisht në gjuhën angleze nga editorja e Daily Beast, Julia Davis.

Gjatë diskutimit, Sidorov i bën thirrje Rusisë që ajo të vendosë objektiva të qarta që nuk lenë vend për interpretim. Ai thotë se Moska duhet ta bëjë të qartë se përballja e SHBA-së me Rusinë nuk është dhe nuk duhet të jetë aspak një nga qëllimet e kësaj lufte.

“Ne themi se po luftojmë kundër Perëndimit dhe NATO-s, por a është synimi ynë për të kapur Brukselin? Jo. Ne duhet ta përcaktojmë qartë fitoren tonë ndaj Perëndimit. Nuk mendoj se fitorja jonë do të thotë të marrim Uashingtonin”, tha ai duke shtuar se kjo do të nënkuptonte “shkatërrimin e gjysmës së planetit në një kohë fare të shkurtër”.

Duke bërë këtë ndarje të qartë, Sidorov duket se sugjeron që marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës ishin mjaft të shëndetshme në periudhën e presidencës së Donald Trump, ndaj edhe lufta në Ukrainë, sipas tij, nuk ka të bëjë aspak me Amerikën.

Në vazhdim ai shton se ishte pikërisht fitorja në zgjedhje e presidentit Donald Trump e cila e shtyu luftën me 4 vite, pasi në të kundërtën, nëse në vend të tij do të kishte fituar demokratja Hilary Clinton, sipas Sidorov, lufta do të kishte nisur që para 4 vitesh.

“Trump na dha katër vjet, realisht. Trump na dha katër vjet për t’u përgatitur për atë që po ndodh tani. Nëse Hillary Clinton do të kishte fituar, unë jam 100 % i bindur se gjithçka do të kishte filluar katër vjet më parë”, tha ai duke shtuar se gjatë kësaj periudhe Rusia kishte mundësi të përgatiste ekonominë e saj për sanksionet dhe gjithçka që po ndodh aktualisht.

Këto deklarata të Sidorov kanë bërë bujë nëpër mediat perëndimore si dhe rrjetin social Twitter. Nuk dihet qartë, se çfarë e bëri Trump të kontribuonte në këtë ‘periudhë paqeje’ 4-vjeçare që ndikoi në mos-fillimin e luftës e as se çfarë ekzaktësisht ishte ajo që do ta bënte rivalen e tij demokrate Hilary Clinton, që të kontribuonte në të kundërtën. Sidorov nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm për këtë duke i lënë të gjithë në dilemë.

Ama vlen për t’u përmendur se gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2017-ës, në të cilat Donald Trump doli fitues, agjencitë e inteligjencës amerikane akuzuan individë të lidhur me qeverinë ruse si dhe direkt Kremilnin, për ndërhyrje në zgjedhje jo vetëm duke shpërndarë propagandë kundër Hilary Clinton, por edhe duke hakeruar në emailet e saj dhe të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokartike që më pas u publikuan nga WikiLeaks dhe u kthyen në një nga arsyet kryesore të prishjes së imazhit të Clinton dhe humbjes së saj ndaj Trump.

Interesi i Vladimir Putin që Trump të fitonte zgjedhjet është tashmë një e vërtetë e pranuar masivisht. Por interesat e vërteta që i lidhin këta dy liderë me njëri-tjetrin mbeten ende një enigmë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024