Olsi Rama flet për akuzat ndaj tij dhe pse ka zgjedhur të mos përgjigjet

10 Shtator 2020 | 18:09

Olsi Rama, drejtori sportive i ekipit të Partizanit, gjatë intervistës në studion e “Ilva Now” foli dhe për akuzat që janë ngritur ndaj tij gjatë viteve të fundit. Ai tha se, ka vendosur të mos u përgjigjet pasi synojnë dëmtimin e imazhit të vëllait të tij, që drejton qeverinë e vendit.

“Unë mendoj se sulmohet thjesht për faktin e lidhjes sime familjare me vëllain. Mendoj se çdo gjë përdoret për të dëmtuar imazhin e tij. Kam vendosur të mos përligjem pasi nuk dua të bëhem pis në llumin që të tjerët ngrenë. Unë e di se çfarë bëj dhe çdo gjë që bëj është e djretë, e ligjshëm dhe e rregullt.

Nuk bëj asgjë nga ato që më akuzojnë, kështu që për këtë pjesë jam i qetë. Nëse do të më akuzojnë për ndonjë gjë tjetër dhe nëse do të prekem atëherë do të përgjigjem. Deri tani më kanë lënë thjesht indiferent. E di që janë pjesa e pisët e luftës politike që bëhet në Shqipëri është një gjë që nuk nderon ata që e bëjnë në radhë të parë. Akuzat janë të vazhdueshme deri në pikën kur nuk shoh më lajme dhe lexoj vetëm gazetat sportive”, tha Olsi Rama.

I pyetur nëse ka përfituar nga fakti se është vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama u përgjigj: Absolutisht jo sepse Partizani nuk ka pasur asnjë tender dhe një terren sportive që ka pasur që përpara shumë e shumë vitesh, dihet se u ndërtuan pallate dhe atë terren sportive për të zhvilluar akademinë i është dhënë që përpara se të shkoja drejtor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021