Putin mund të marrë pjesë ‘online’ në Samitin e G20-ës

10 Nëntor 2022 | 08:39

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të marrë pjesë në samitin e G 20-ës në Bali përmes video-konferencës, tha të enjten agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar ambasadën ruse në Indonezi.

Si mikpritëse e G20-ës, Indonezia i ka rezistuar presionit nga vendet perëndimore dhe Ukraina për të tërhequr ftesën për Putinin dhe për të dëbuar Rusinë, duke thënë se i mungon autoriteti për ta bërë këtë pa konsensus midis anëtarëve, shkruan Reuters.

“Formati i pjesëmarrjes së Vladimir Vladimirovich Putin është duke u përpunuar. Është e mundur që ai të marrë pjesë në samit përmes video-konferencës”, tha një diplomat.

Indonezia ka ftuar gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka të ngjarë të marrë pjesë virtualisht.

Zelensky ka thënë se nuk do të merrte pjesë nëse Putini merr pjesë.

Ky samit do të mbahet në Bali të Indonezisë më 15 dhe 16 nëntor, e cila aktualisht udhëheq me presidencën e G20-ës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu të enjten “lutjet dhe mbështetjen” e tij për popullin venezuelian pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin gjatë natës. “Mendime dhe...
09:23 | 25/06/2026

Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se presidenti Volodymyr Zelensky “po ia del mjaftë mirë”, duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë . “Ai po reziston”, tha...
09:13 | 25/06/2026

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026