Konflikti Izrael – Palestinë, çështje e pazgjidhur që vijon të shkaktojë debate
Izraeli dhe Palestina ndodhen në Lindjen e Mesme, në një territor ku bashkohen Eurazia me Afrikën, ku lidhet Deti Mesdhe me Oqeanin Indian dhe kalojnë rrugët më të rëndësishme detare që lidhin Europën me Azinë e Afrikën.
Konflikti Arabo – Izraelit është me dekada i vjetër. Nga hebrenjtë konsiderohet se toka ku ndodheshin palestinezët ishte e drejtë biblike e tyre, ndërsa për palestinezet, izraelitët konsiderohen si pushtues të tokave të tyre.
Marrëdhëniet izraelito-palestineze janë një histori lufte të vazhdueshme që e ka origjinën në mesin e shekullit XX. Përpjekje të shumta janë bërë për ta zgjidhur konfliktin, si pjesë e procesit të paqes izraelito-palestineze.
Në vitin 1952, Izraeli vendosi që në pjesën perëndimore të tij të ndërtohej një qytet i ri, Jerusalemi Perëndimor, që do të shërbente si kryeqytet i këtij shteti.
Pas vitit 1967, kur Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor, e kaloi Jerusalemin nën varësi të tij, si kryeqytet i pandarë i shtetit izraelit.
Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të kalojë në varësi të shtetit të ri palestinez dhe të jetë kryeqytet i tij, por izraelitët deklarojnë se gjithë qyteti është kryeqytet i Izraelit.
Në vitin 2000, në Kemp Dejvid, të dyja palët arritën një marrëveshje, sipas së cilës, Jerusalemi do të ndahej dhe pjesa lindore do t’i kalonte Palestinës. Por, lagjet e reja të krijuara në zonën lindore nga kolonitë izraelite do të ishin nën sovranitetin e Izraelit dhe qyteti do të ishte i hapur me forca sigurie të përbashkëta nga të dyja vendet.
Për zgjidhjen e çështjes palestineze, në përgjithësi, dhe qytetit të Jerusalemit, në veçanti, janë mbajtur më dhjetëra takime ndërkombëtare me prezencën e autoriteteve palestineze dhe atyre të Izraelit.
Në këto takime janë hartuar disa plane dhe marrëveshje, të cilat fatkeqësisht kanë mbetur vetëm në letër dhe kanë mbetur të pazbatueshme në terren, ndërsa konfliktet ndërmjet palestinezëve dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë.
Një kthesë në politikën ndërkombëtare që ka kthyer vëmendjen tek ky konflikt është vendimi i presidentit Trump për të mbështetur Izraelin dhe për të zhvendosur ambasadën amerikanë në Jeruzalem duke e njohur si kryeqytet të Izraelit. Deri tani në Jerusalem ambasadat i kanë zhvendosur vetëm SHBA dhe Guatamela.
Evropa konsideron se statusi i qytetit duhet të zgjidhet mes Izraelit dhe Palestinezëve. Dhe së fundmi Serbia bëhet shteti i parë evropian që pritet të zhvendosë ambasadën në Jeruzalem.
Po ashtu gjatë marrëveshjes ne SHBA dhe Kosova do të zhvendosë ambasaden në Jeruzalem. Bashkimi Evropian paralajmëroi Serbinë dhe Kosovën se zhvendosja e ambasadave të tyre rrezikon anëtarësimin në BE.
Lexoni gjithashtu:
Palestina reagon ashpër ndaj vendimit të Kosovës dhe Serbisë për të hapur ambasadë në Jerusalem
Stano: BE pret që Kosova e Serbia të jenë në një linjë me BE-në në lidhje me Jeruzalemin
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë