Arsimimi i fëmijëve me aftësi ndryshe, Emanuela Zaimi: Udhëzimi i ministrisë nuk është i qartë
Këtë të hënë pas gjashtë muajsh qëndrimi në shtëpi nxënësit do të rikthehen në bankat e shkollës. Por, shqetësuese mbetet fakti sesi do zhvillojnë mësim fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale.
Në gjitha Shqipërinë janë 4600 nxënës me aftësi të kufizuara, të cilët kanë në dispozicion vetëm 995 mësues ndihmës.
Kushtet e COVID-19, mësimi në ambientet e shkollës sipas protokollit të përcaktuar për këtë kategori fëmijësh mund të ketë vështirësi ashtu siç pati edhe mësimi online.
Drejtorja e Fondacionit “Down Sindrome Albania”, Emanuela Zaimi, ngriti shqetësimin se udhëzimi i hartuar nga Ministria e Arsimit nuk është konsultuar me grupet e interesit.
“Sot është e premte, të hënën nis shkolla. Udhëzimin e kemi parë vetëm 27 gusht dhe nuk kemi qenë në fakt të ftuar për ta konsultuar atë në lidhje me shqetësimin që kanë prindërit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Pikë së pari mendoj se është një udhëzim shumë i vonuar dhe jo i mirëkunsultuar.Thuhet aty që është konsultuar me palët e interesit, por ky udhëzim ishte i pakonsultuar dhe ne u vetëofruam te Ministria e Arsimit, kërkuam një takim me znj.Shahini dhe stafin e saj dhe ngritën shqetësimet tona”, tha ajo.
Ajo theksoi në “Good Morning Albanians” se pavarësisht zotimit të ministrisë për të përmbushur kërkesat e grupeve të interesit, në këtë drejtim ende nuk është bërë asgjë. Sipas saj, udhëzimi i protokollit të masave shëndetësore kundër Covid-19 është i paqartë, dhe kjo do të krijojë vështirësi shtesë për fëmijët me aftësi ndryshe.
“Në takim atë ditë nuk ramë dakord, sepse ne normalisht ne parashtruam kërkesat tona, pastaj i kemi dërguar zyrtarisht dhe na thanë se “këto do të reflektohen”, ndërsa sot është e premte dhe të hënën nis shkolla dhe nuk ka një qartësi akoma. Gjërat që kemi kërkuar është që të rishikohet udhëzimi i shkollës, sepse po nuk u bënë specifikime do të këtë probleme. E gjithë kjo përgatitje e këtij udhëzimi nuk është e qartë”, shtoi ajo.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit