Franca shënon rekord të ri ditor me rreth 10 mijë raste të reja

11 Shtator 2020 | 08:10

Franca ka regjistruar rreth 10 mijë raste të reja me COVID-19 gjatë së enjtes, shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë.

Agjencia kombëtare e shëndetit, Santé Publique France, zbuloi të enjten në mesditë se 9,843 raste të reja ishin konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Worldometers, kjo është shifra më e lartë e regjistruar në vend qysh prej fillimit të pandemisë.

Numri i të shtruarve ka shënuar rritje gjithashtu pasi 2,200 pacientë janë pranuar në spital gjatë javës së fundit, 371 prej të cilëve në terapi intensive.

Po ashtu janë regjistruar dhe 9 viktima, duke e çuar numrin total të fataliteteve në 30,813 ndërkohë që Franca renditet në vend të shtatë në botë për numrin e të vdekurve dhe në vend të dytë, pas Italisë, në Bashkimin Europian.

Të premten pritet të ketë një takim zyrtar midis ministrave dhe autoriteteve shëndetësore për të diskutuar mbi masat për luftuar përhapjen e COVID-19.

Presidenti Emmanuel Macron iu tha gazetarëve të enjten se qeveria ka “vendime për të marrë, të cilat janë të mirë informuara, por që nuk janë vetëm vendime shkencore”.

“Kur marrim vendime për të luftuar virusin, kur na duhet të izolohemi, kemi pasur ashtu siç e dimë, pasoja shumë negative”, tha Macron duke përmendur impaktin e pandemisë mbi sëmundjet e tjera, arsimin dhe ekonominë. 

Franca shpalosi një plan financiar prej 100 miliardë eurosh më herët gjatë muajit për t’i dhënë një shtysë ekonomisë dhe për të ulur papunësinë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Anglia kufizon grumbullimet deri në 6 persona për të frenuar përhapjen e COVID-19

Jeta duhet të vazhdojë! Francezët nuk tërhiqen pavarësisht rritjes së rasteve me COVID

Bilanci global i COVID, mbi 27 milionë të infektuar dhe mbi 880 mijë vdekje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026