Presidenti bjellorus Lukashenko kërkon mbështetje nga “vëllai i madh” Vladimir Putin

11 Shtator 2020 | 08:40

Aktivistët opozitarë në Bjellorusi po përballen më një presion të vazhdueshëm, ndërsa vendi shënon një muaj që prej fillimit të protestave masive kundër presidentit Alexandër Lukashenko.

Përpjekjet për t’i ndaluar demonstratat nuk kanë dhënë asnjë rezultat dhe tani presidenti Lukashenko po kërkon ndihmën e Moskës. Ai pritet të udhëtojë në Rusi javën e ardhshme për të folur me presidentin rus Vladimir Putin.

Vizita me “vëllain e tij të madh”, ashtu siç Lukashenko i është drejtuar Putinit gjatë kohëve të fundit, do të jetë udhëtimi i parë jashtë vendit që prej zgjedhjeve. Putini ishte i pari që dha urimet për kryesimin e Lukashenkos në zgjedhje dhe është e qartë se Kremlini nuk do të flasë me opozitën bjelloruse.

Analistët thonë se në të vërtetë bisedimet në Moskë do të jenë shumë të vështira, sepse qëllimi kryesor është të diskutohet çmimi që Lukashenko do të paguajë për të marrë mbështetjen ruse, ndërsa pritet që presidenti rus të kërkojë shumë.

“Rusia po pret që Lukashenko t’i hapë krahët, të jetë më i bindur, në mënyrë që të shkruhet një udhërrëfyes për integrimin, marrjen e plotë të Bjellorusisë nga Rusia”, thotë Andre Kolesnikov.

“Ne duhet të kuptojmë se, nuk e di nëse Lukashenko e kupton tani, që natyrisht Moska do të dëshironte të shikonte dikë si Lukashenko në vendin e tij, por në një formë më moderne, pra – një kukull.

Pra, ndërsa Alexandër Lukashenko përpiqet të jetë akoma në krye, sipas analistëve, Vladimir Putin kërkon që një pjesë e madhe e fuqisë së tij t’i kalojë Rusisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026