Gjendje e jashtëzakonshme në aeroportin e Athinës, shkak pasagjeri i dyshimtë
Aeroporti Ndërkombëtar Eleftherios Venizelos në Athinë ishte në gatishmëri këtë mbrëmje për dy fluturime të Emirates me destinacion Nju Jork dhe Dubai pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan për një pasagjer “të dyshimtë”.
Protothema thekson se informacioni për pasagjerin e dyshimtë është marrë nga CIA dhe është vlerësuar si serioz. Pasagjeri i dyshuar me origjinë arabe ka qenë në bordin e fluturimit nga Athina.
Fluturimi për në Dubai ishte menduar të nisej nga Athina në orën 17:55. Pasagjerët hipën në aeroplan normalisht, dyert u mbyllën dhe avioni u ngjit në pistë. Megjithatë, përpara se të përfundonte procesi, kapiteni i njoftoi pasagjerët se duhej të kthehej për shkak të një problemi teknik.
Kur avioni arriti sërish në parking, pasagjerëve iu kërkua të zbrisnin, duke marrë me vete të gjitha bagazhet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi