Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, analistët: Luftë për kontrollin e Xhorxhias

10 Nëntor 2022 | 19:58

Ndërsa numërimi vazhdon në disa nga shtetet kyçe, gjasat janë që rezultati i zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të dalin në fillim të dhjetorit, pas një balotazhi mes kandidatëve për senator të Xhorxhias.

Kjo, pasi as demokrati Raphael Warnock dhe as rivali republikan Hershel Walker arritën 50 për qind të votave ditën e martë. Sipas analistëve, e ardhmja e politikës amerikane do të jetë në duart e qytetarëve të Xhorxhias.

“Do të ketë derdhje të parave nga jashtë. Do të shohim strategët e fushatave të mbërrijnë në Xhorxhia. Do të ketë emra të njohur të politikës dhe njerëz të famshëm që do të përfshihen në betejë. Të gjitha këto e ndryshojnë ndjeshëm karakterin e zgjedhjeve”, thotë Thomas Gift, drejtor i Qendrës për Politikat Amerikane, Universiteti i Londrës.

Sapo pluhuri i zgjedhjeve të jetë asgjësuar, vëmendja do të zhvendoset tek beteja e brendshme e republikanëve. Pas performancës së fortë në Florida, guvernatori Ron De Santis duket një sfidant i fortë i Donald Trump për presidencialet e 2024-s.

“Mendoj se Trump duhet të konsiderohet ende favorit në këtë pikë. Por vrulli që De Santis ka në këto momente, në një kohë kur republikanët dështuan dhe ai triumfoi, do ta ndihmojë atë të tejkalojë pengesat në Partinë Republikane. Mendoj se është koha që figura e Trump të lëvizet. Na duhet një kandidat që mund të tërheqë më shumë popullsinë”, shprehet Thomas Gift, drejtor i Qendrës për Politikat Amerikane, Universiteti i Londrës.

Zgjedhjet e mesmandatit treguan edhe njëherë se sa të përçarë në mënyrë të barabartë janë votuesit amerikanë. Por nga ana tjetër ka lehtësim nga fakti se nuk pati protesta kundër rezultateve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë senatori i njohur republikan

Lindsey Graham, një senator republikan prej shumë kohësh nga Karolina e Jugut, vdiq të shtunën në mbrëmje, njoftoi zyra e tij këtë mëngjes. “Të shtunën...
09:27 | 12/07/2026

Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër

Irani nisi një valë sulmesh të mëdha, të njëkohshme me raketa dhe dronë në të gjithë Gjirin Persik të dielën në mëngjes, duke synuar Katarin,...
09:06 | 12/07/2026

Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një festival rrugor në Toronto, tha policia lokale. Në...
09:04 | 12/07/2026