Pas SHBA, edhe BE i bën thirrje Shqipërisë për Gjykatën Kushtetuese
Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Shqipërisë të mbyllë sa më shpejt procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, kusht ky që i paraprin konferencës ndërqeveritare, nëpërmjet një mesazhi të dhënë nga Zëdhënësja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit dhe Fqinjësisë në BE, Ana Pisonero.
“Ne nga ana e Bashkimit Evropian jemi në pritje të përmbylljes sa më shpejt të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që ky institucion t’i rikthehet funksionimit të plotë. Bashkimi Europian inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë pa vonesa të mëtejshme me qëllim rivendosjen e Gjykatës Kushtetuese dhe funksionimin e saj të plotë”, thotë Pisonero.
Mes të tjerave, zëdhënësja e BE-së rikujton dhe udhëzimet që ka ofruar Komisioni i Venecias për autoritetet shqiptare në lidhje me këtë çështje.
“Gjithashtu, ky është një kusht i përfundimeve të Këshillit të mbajtur më 25 Mars 2020 që i paraprin Konferencës së parë ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias i jep autoriteteve shqiptare udhëzimet e nevojshme për të përfunduar sa më shpejt emërimet në Gjykatën Kushtetuese”, shton Zëdhënësja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit dhe Fqinjësisë në BE.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset