Analistët: SHBA-së nuk i intereson tërheqja e plotë nga Afganistani

11 Shtator 2020 | 15:57

Shtetet e Bashkuara po vijojnë të nxisin trazirat në Afganistan për të vijuar me interesat e tyre gjeopolitike dhe mund të mos i tërheqin plotësisht trupat nga vendi, pavarësisht marrëveshjes me talebanët.

Disa mijëra ushtarë janë kthyer në shtëpi më herët gjatë vitit, dhe sikurse njoftoi të mërkurën komandanti i trupave amerikane në Lindjen e Mesme, numri do të reduktohet në 4,500 trupa nga fundi i nëntorit.

Sipas marrëveshjes së paqes të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve në shkurt, Amerika dhe aleatët do të tërheqin forcat e tyre nga Afganistani brenda 14 muajsh. Deri tani, faza e parë e planit të tërheqjes është realizuar, me reduktimin e trupave amerikane në 8,600.

Por analistët afganë mendojnë se Uashingtoni mund të mos i përmbahet akordit dhe do të kërkojë të ruajë praninë në Afganistan, vend që ka një pozicion gjeopolitik kritik, duke qenë se ndodhet pranë Rusisë dhe ndan kufij me Indinë, Kinën dhe Iranin.

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë një tërheqje të përgjegjshme, sepse u duhet destabiliteti në këtë zonë për t’i krijuar probleme Kinës, Rusisë, Iranit dhe për t’i hapur rrugë vazhdimit të pranisë së tyre në Afganistan. Ndaj, atyre u duhen problemet. U duhet të vijojnë  luftën”, tha Ghulam Jelani Zwak, kryeredaktor i “Kabul News”.

Ndërsa eksperti i politikës, Aziz Rafiee thotë se qeveria amerikane po i tërheq trupat vetëm për shkak të presionit të brendshëm, por beson se një tërheqje e plotë ka pak gjasa të ndodhë.

“Mendoj se presioni politik dhe ekonomik në SHBA është shumë i lartë aktualisht. Një nga dëshirat e tyre është t’i mbajnë gjërat larg Afganistanit, por në të njëjtën kohë të mos largojnë vëmendjen nga vendi dhe të ruajnë praninë e shërbimeve të inteligjencës në Afganistan”, tha Aziz Rafiee, analist politik.

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara i dhanë jetë luftës në Afganistan, që pas 19 vjetësh duhet ende të përfundojë dhe është kthyer në luftën më të gjatë në historinë amerikane. Edhe pse Amerika rrëzoi regjimin e talebanëve në kuadër të luftës kundër terrorizmit, guerrilasit vazhdojnë të kontrollojnë gjysmën e territorit të Afganistanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026