Serbia s’mund të pranojë një plan ku njihet pavarësia e Kosovës, thotë Daçiç
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia nuk mund të pranojë planin franko-gjerman.
Ai u shpreh se thelbi i këtij plani është i papranueshëm, pasu nis me faktin që Kosova është e pavarur, shkruan Euronews Serbia.
“Ne besojmë se është bërë në mënyrë të njëanshme, gjë që është e papranueshme ndërkombëtarisht. Filloi nga fakti se Prishtina dhe disa vende që e njohën besojnë se kjo çështje nuk duhet të ngrihet më. Ne besojmë se, bazuar në Rezolutën 1244, duhet të bëhet dialog. Ata duan që një zgjidhje e imponuar në mënyrë të njëanshme të pranohet nga ana jonë”, nënvizoi Daçiç.
Plani franko-gjerman ka për qëllim të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i diplomacisë në BE, Josep Borrell, e konfirmoi javën e kaluar se Beogradi dhe Prishtina e kanë marrë këtë plan dhe tashmë ua kanë dërguar komentet e tyre për këtë plan përfaqësuesve evropianë.
LEXONI GJITHASHTU
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)