Daçiç: Serbët do rezistojnë nëse Kurti sjell policinë shqiptare në veri të Kosovës

11 Nëntor 2022 | 08:15

“Asnjëherë nuk ka pasur policë shqiptarë në veri të Kosovës dhe nëse kjo ndodh, serbët do të rezistojnë dhe askush nuk mund t’i ndalë”.

Kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç në një intervistë për Euronews Serbia.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dërgon policinë në veri, mund të ketë konflikte të armatosura dhe këtë e dinë të gjithë”, theksoi ai.

Duke iu referuar propozimit franko-gjerman, ai deklaroi se është e papranueshme që të vlerësohet unanimisht në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sepse thelbi është që Serbia të njohë drejtpërdrejt apo tërthorazi Kosovën.

Kjo, shtoi ai, është e papranueshme për Beogradin.

“Ne besojmë se është bërë në mënyrë të njëanshme, gjë që është e papranueshme ndërkombëtarisht. Filloi nga fakti se Prishtina dhe disa vende që e njohën besojnë se kjo çështje nuk duhet të ngrihet më. Ne besojmë se, bazuar në Rezolutën 1244, duhet të bëhet dialog. Ata duan që një zgjidhje e imponuar në mënyrë të njëanshme të pranohet nga ana jonë”, nënvizoi Daçiç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026