Ministri serb i Mbrojtjes: Sërish dronë në kufi me Kosovën
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se gjatë natës së kaluar ka pasur drone në vijën administrative me Kosovën dhe në qarkun administrativ të Rashkës.
Vuçeviç u shpreh se nuk mund të thotë se i kujt i përkasin dronët, por se disa janë aktivizuar nga qytetarë serb, shkruan Euronews Serbia.
“Në mesin e dronëve të vëzhguar ka edhe ata të KFOR-it. Sigurisht që dronët nuk regjistrojnë peizazhe në natyrë, por janë të fokusuar në regjistrimin e pozicioneve të Forcave të Armatosura të Serbisë.
Disa hyjnë në Zonën Tokësore të sigurisë, disa edhe në territorin e Serbisë Qendrore. Disa janë ushtarake, e disa janë gjysmë komerciale, të cilat kanë kamera dhe mund të mbajnë disa gjëra të tjera”, theksoi ai.
Sipas tij, pajisja dhe fuqizimi i mëtejshëm i Forcave të Armatosura është diçka thelbësore për sigurinë e Republikës së Serbisë dhe ruajtjen e sovranitetit të vendit.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë