Vuçiç flet për dronët mbi objektet ushtarake: Nuk do lejojmë spiunë

3 Nëntor 2022 | 12:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk është hera e parë që Serbia ka zbuluar dronë mbi kazermat e ushtrisë serbe dhe se nuk do të lejojë që dikush t’i spiunojë.

I pyetur nga gazetarët, gjatë stërvitjes “Manovrat 2022”, se çfarë po mbron qiejt e Serbisë duke marrë parasysh ngjarjet e ditëve të mëparshme, Vuçiç tha se njerëzit zakonisht jetojnë në kohën e 20 apo 30 viteve më parë, por gjërat kanë ndryshuar dukshëm, shkruan Euronews Serbia.

“Serbia është shumë më e fortë, por të mos mendojmë se jemi aq të fortë sa të mund të konkurrojmë me fuqi më të madhe botërore. Forca e Serbisë sot është e pakrahasueshme  me të kaluarën, por nga ana tjetër nuk bëhet fjalë për forcën, por mbi të gjitha politikën. A do të arrijmë ta ruajmë paqen, kjo është detyra jonë prioritare dhe po bëjmë çmos që ta realizojmë”, tha ai.

Presidenti theksoi se dje nuk ishte hera e parë që vëreheshin avionë mbi kazermën e ushtrisë serbe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026