70% e specieve të planetit janë zhdukur në 50 vitet e fundit

11 Shtator 2020 | 17:51

Diversiteti i jetës në tokë, det dhe ajër është në rënie drastike.

Raporti i fundit të indeksit për jetën në planet nga “Fondacioni i Jetës së Egër” dhe “Instituti i Zoologjisë” paraqet një trend të zymtë.

Ai analizon llojet e 21,0000 gjitarëve, zogjve, peshqve, zvarranikëve dhe amfibëve, duke përfshirë 400 specie të panumëruara në studimet e mëparshme.

Midis 1970 dhe 2016 “Fondacioni i Jetës së Egër” tha se numri i këtyre kafshëve në rang global u ul më një mesatare prej 68 %.

Një milion specie rrezikojnë zhdukjen në shekullin apo dekadën pasardhëse.

Në Evropë fati i fluturave është në fokus të veçantë.

Gjatë tri dekadave të fundit, janë kryer më shumë studime të insektit këtu sesa në rajone të tjera në rang global. Rezultat e fundit tregojnë trende në 17 specie tipike të fluturës së rërës për 16 shtete Europiane.

Indeksi tregon një rënie prej 49 % midis vitit 1990 dhe vitit 2017. 6 prej këtyre specieve janë në rënie, 7 janë të qëndrueshme, dhe 4 janë në rritje.

Shkaktari i rënies së biodiversitetit është shkatërrimi i mjedisit natyror nga njeriu.

Një rënie prej 94% në indeksin e jetës së egër në planetit për rajonet sub tropikale të Amerikës, është rënia më e madhe e regjistruar në të gjithë botën.

Fondacioni për Mbrojtjen e Jetës së Egër thotë se “Ne ende mund ta kthejmë mbrapsht këtë trend, por po na mbaron koha.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026