Trump apo Biden? Çfarë do të sjellë secili për politikat kyçe europiane?

12 Shtator 2020 | 07:57

Teksa gara për në Shtëpinë e Bardhë po intensifikohet, Euronews vështron se çfarë do të sjellë secili për politikat kyçe europiane.

Ndryshimet klimatike

Trump nuk e ka mbajtur kurrë të fshehtë skepticizmin e tij për ngrohjen globale. 

Edhe pse Shtetet e Bashkuara, nën drejtimin e ish-presidentit Barack Obama, firmosën Marrëveshjen e Parisit, e cila synon që të mbajë temperaturën mesatarë të globit nën 2°C, në prill të vitit 2016, administrata e Trump dërgoi një shkresë zyrtare ku njoftonte për qëllimin e tyre për t’u tërhequr nga angazhimet që mbarte kjo marrëveshje.

Prof. Anne Deysine, autorja e librit “The United States and Democracy”, tha për Euronews se mund të jetë e mundur që administrata e Joe Biden, i cili ka premtuar që t’i ribashkohet Marrëveshjes së Parisit, të zhbëjë ndryshimet e Trump.

Gjithashtu, Biden është mbrojtje për “ekonomi me energji 100 për qind të pastër dhe emetime zero jo më vonë se 2050”.

Marrëveshja bërthamore me Iranin

Në qershor 2015 u arrit marrëveshja për të kufizuar programin bërthamor të Iranit midis Teheranit, Kinës, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë si dhe Bashkimit Europian.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani do të çlirohej nga sanksionet ndërkombëtare në këmbim të asgjësimit të uraniumit.

Megjithatë, në maj të vitit 2018, Trump se do të tërhiqej nga kjo marrëveshje “e tmerrshme” dhe se do të rivendoste sanksionet ndaj Iranit.

Vendimi solli tensione të reja midis dy vendeve.

Biden ka treguar vullnet për të rinisur dialogun me autoritetet iraniane duke thënë se marrëveshja “po funksiononte”, por Anne Kraatz nga organizata franceze Open Diplomacy, tha se nuk është e sigurt nëse Demokratët do arrijnë në konsensus për të marrëveshjen e Iranit.

Marrëveshje BE-SHBA?

Tregtia ndërkombëtare është një temë mjaft e rëndësishme në garën presidenciale.

Në 2019, vendet anëtare të BE eksportuan mallra me një vlerë prej 384 miliardë eurosh drejt SHBA ndërkohë që vlera e importeve ishte 232 miliardë euro.

Ekonimistja nga “Bdo Bipe Advisory”, Anne Sophie, tha për Euronews se zgjedhja e Biden do të ishte “lajm i mirë pasi qëndrimi i tij është shumë më pak nacionalist se ai i Trump”.

Këto katër vite kanë qenë mjaft të vështira për diplomatët e BE pasi Trump përdorte tarifat për të luftuar deficitin tregtar dhe mosmarrëveshjet gjeopolitike.

Biden pritet që të sjellë lehtësime për homologët e tij të BE-së, por gjithashtu pritet të sjellë zhvillime të reja ekonomike përmes Organizatës Botërore të Tregtisë, e cila është refuzuar shpesh nga Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026