Bilanci global i COVID, të infektuarit shkojnë mbi 28 milionë, mbi 906 mijë të vdekurit

12 Shtator 2020 | 10:32

Numri i rasteve të infektimit me COVID-19 ka kaluar kuotën e 28 milionëve, ndërkohë që bilanci i viktimave ka arritur mbi 906 mijë në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me i prekur në botë, si për nga infektimet ashtu edhe nga vdekjet; përkatësisht me mbi 6.4 milionë dhe mbi 192 mijë viktima.

Më pas vjen Brazili, që në 24 orët e fundit regjistroi mbi 43 mijë infektime dhe 874 vdekje, bëri të ditur Ministria vendase e Shëndetësisë. Ndërsa në tërësi, vendi amerikano-latin numëron mbi 4.2 milionë raste infektimi dhe mbi 130 mijë vdekje.

Ndërkohë, India ka tejkaluar kuotën e 4.5 milionë të prekurve, me një rritje ditore prej më shumë se 96 mijë e 500 njësi. Ndërkohë, me mbi 1.200 raste të konstatuara në 24 orët e fundit, bilanci i vdekjeve ka shkuar mbi 76 mijë e 200 raste.

Në Evropë, Franca ka regjistruar mbi 9 mijë e 400 raste të reja në 24 orët e fundit, duke bërë që në nivel kombëtar kuota të rritet mbi 363 mijë. Ndërkohë, vdekjet e lidhura me coronavirusin kanë shkuar në thuajse 30 mijë e 900.

Më pas vjen Italia, ku pandemia po përkeqësohet, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë. Konkretisht, vendi fqinj ka regjistruar mbi 1.600 raste të reja në 24 orët e fundit, që e kanë çuar totalin mbi 284 mijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026