“E premtja e përgjakshme”, protesta masive në Iran

12 Nëntor 2022 | 12:34

Mijëra iranianë protestuan të premten në juglindje të vendit për të përkujtuar viktimat e sulmit të forcave të sigurisë ndaj demonstruesve më 30 shtator, ditë kjo e njohur si “e premtja e përgjakshme”.

Amnesty International tha se forcat e sigurisë vranë të paktën 66 persona në shtator pasi qëlluan mbi protestuesit në Zahedan, kryeqyteti i provincës Sistan-Baluchistan.

Autoritetet njoftuan se përleshjet ishin shkaktuar nga disidentët. Në një video të postuar në Twitter nga llogaria e aktivistëve njerëzit shihen duke marshuar sërish në Zahedan.

Një video tjetër nga qyteti juglindor i Kash tregon protestuesit duke shkelur dhe thyer një tabelë rrugore që mban emrin e gjeneralit Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron amerikan në vitin 2020 në Irak.

Zemërimi i publikut në prag të të shtënave të 30 shtatorit u nxit nga pretendimet se një oficer policie kishte përdhunuar një vajzë adoleshente vendase. Autoritetet thanë se rasti është nën hetim.

Demonstratat antiqeveritare shpërthyen në shtator pas vdekjes së Mahsa Amini, e cila vdiq pasi u ndalua nga policia e moralit se nuk kishte vendosur si duhet shaminë e kokës.

Demonstratat në të gjithë vendin që atëherë janë shndërruar në një kryengritje popullore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026