“Të shembim blindat”, mesazhi i Luçiano Boçit në protestë

12 Nëntor 2022 | 17:00

Deputeti Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës u shpreh se duhet të largojmë nga qeveria kryeministrin Edi Rama.

“E di zemërimin tuaj prandaj jemi këtu sot, që do ta kemi pishtar në marshimin tonë. Të dashur qytetarë, e gjithë Shqipëria sot është me sytë tek ju. Së bashku të vazhdojmë betejën tonë, të mundim betejën që ka filluar. Së bashku të shembim blindat e portave që kanë burgosur lirinë tonë, ëndrrat tona dhe mbrapa blindave të burgut të fusim atë që e meriton që fshihet pas dritareve dhe pas ikjeve jashtë shtetit. Besimi i PD-së është i madh. Ky është një mision qytetar”, u shpreh Boçi.

Protesta e opozitës ka filluar vetëm pak minuta më parë. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta  dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shfaqen në krah të njëri tjetrit.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë incident në protestë, ndërkohë që pjesëmarrja është shumë e lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026