Tre të vdekur dhe 70 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

12 Shtator 2020 | 13:48

Agresiviteti i pandemisë së Covid-19 në Kosovë vijon të marrë çdo ditë jetë njerëzish. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre qytetarë, ndërsa janë regjistruar 70 raste pozitive.

Autoritetet kanë kryer në total 57.239 testime të dyshuara, ndërkaq 14.566 qytetarë janë identifikuar të prekur me coronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën 589 pacientë, shumica prej tyre me sëmundje të tjera shoqëruese. Listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar 122 pacientë, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 11.272.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut u shpreh se situata e pandemisë paraqitet disi më e qetë, ndërsa shtoi se po diskutohet hapjen e kufijve pa kushte për lëvizjen e qytetarëve nga të dyja vendet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026