‘Lumë’ protestuesish në bulevard, vargu deri tek Ministria e Brendshme
Gazetarja e Euronews Albania, Raziela Myslimaj raportoi se protestuesit nisin nga podiumi i vendosur përballë kryeministrisë dhe vazhdojnë deri Ministria e Brendshme.
“Kam bërë një shëtitje të themi, nga ku është vendosur fonia përballë kryeministrisë e përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe protestues ka deri në ministrinë e Brendshme,” – u shpreh Myslimaj.
Protesta ka nisur pak më pas orës 16:00, nga u lajmërua fillimisht. Ka një numër të lartë qytetarësh me pankarta në duar që kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama.
Sali Berisha nuk pranoi të prononcohej për mediat, ndërsa Ilir Meta bëri një thirrje edhe për qeverinë që të mos provokojë protestuesit, përveçse për qytetarët që i ftoi t’i bashkohen tubimit.
Forcat Speciale dhe policia janë në terren të mobilizuar për çfarëdolloj incidenti. Kryeministria u blindua para se të niste gjithçka, ndërsa shtyllat ndriçuese u grasuan.
Në tarracat e institucioneve përgjatë bulevardit ka efektivë gjithashtu.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta