Kush janë tre deputetët e Alibeajt që i bashkohen protestës së Berishës

12 Nëntor 2022 | 17:46

Tre deputetë mbështetës të Enkelejd Alibeaj ndodhen sot në protestën e opozitës kundër qeverisë Rama.

Dashnor Sula, Ramadal Lika dhe Sajmir Korreshi janë bërë pjesë e protestës së opozitës.

Ndërkohë në protestën e sotme është i pranishëm edhe deputeti Ervin Salianji.

Ky i fundit i pyetur nga Euronews Albania, nëse mbështetit Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn u shpreh se ndodhet në protestë, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme. Ndërkohë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të provokojë protestuesit. Deri më tani situata është e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident në protestë.

Për mbarëvajtjen e protestës, janë gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore janë mbyllur që prej orës 15:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026