Salianji: Deputetë të Grupit Parlamentar që nuk mbështesin Berishën janë në protestë
Deputetë të Grupit Parlamentar që nuk mbështesin Berishën janë në protestën e opozitës.
Kështu u shpreh deputeti demokrat, Ervin Salianji për Euronews Albania, ndonëse nuk preferoi që të japë emra.
Salianji nënvizoi se do të qëndrojë deri në fund të protestës.
“Po, kam parë disa, janë në protestë. Pavarësisht se në Grupin Parlamentar ka qëndrime të ndryshme, janë në protestë. Nuk është etike që unë t’i përmend se janë këtu, por janë disa, që janë të Grupit Parlamentar që ndodhen në protestë.
Besoj se do hedhin foto dhe do duket që kanë qenë në protestë. Është më mirë kur qëndron me qytetarët dhe jo larg tyre. Do të jem këtu deri në fund”, theksoi ai.
Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.
Në krah të kryedemokratit dhe kreut të Partisë së Lirisë, janë një grup i caktuar deputetësh dhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Për mbarëvajtjen e protestës, janë gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore janë mbyllur që prej orës 15:00.
Shërbimet e rendit do të kenë peshën kryesore, por ka dhe një mobilizim të Forcave Speciale.
Vihet re një numër i lartë qytetarësh, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së opozitës për të marrë pjesë në protestë. Deri më tani, nuk është shënuar asnjë incident.
LEXONI GJITHASHTU
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe