Sveçla në veri: Të vendosur për ruajtjen e paqes dhe sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla vizitoi pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare, si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë, ku ka takuar zyrtarët dhe përgjegjësit policor, si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla është shprehur se vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në vend dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës. Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë’, shkroi Sveçla në Facebook.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti nënvizoi se në veri të Kosovës do të rekrutohen policë të rinj për të zgjidhur situatën pas dorëheqjes së policëve serbë.
LEXONI GJITHASHTU
Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona
- 14:06 Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor