Krimet ruse në Kherson, rajoni duhet të çlirohet nga minat dhe armët
Ukrainasit e mirëpritën me lot dhe lumturi tërheqjen e Rusisë nga Kherson, ndërsa Kievi ende shprehet se po punon për të çminuar qytetin strategjik jugor, për të regjistruar krimet ruse dhe për të rivendosur pushtetin në të gjithë rajonin.
Kherson ishte një nga katër rajonet në Ukrainë që Presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se e aneksoi në shtator përmes referendumit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se forcat ukrainase kanë vendosur kontrollin në më shumë se 60 vendbanime në rajonin e çliruar.
Presidenti shprehu falënderimet e tij për trupat që ndihmuan në rimarrjen e qytetit pas tërheqjes së Rusisë.
Televizioni shtetëror rus transmetoi pamje që tregonin se banorët e Nova Kakhovka në rajonin Kherson fshiheshin në strehimore gjatë bombardimeve.
Sipas raportimeve qendra e qytetit u bombardua kur rreth 200 civilë, përfshirë 30 fëmijë, po hipnin në autobusë për t’u evakuuar. Fatmirësisht nuk ka të dhëna për viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta