Khersoni është ukrainas, banorët ngrenë flamujt kombëtarë
Flamujt ukrainas u ngritën të premten në godinat zyrtare dhe festimet shpërthyen në qendër të Khersonit, pasi trupat ruse u tërhoqën.
Të gjithë ushtarët rusë kaluan në të majtë të lumit Dnipro, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, teksa njoftoi se tërheqja e njësive luftarake nga rajoni ukrainas i Khersonit kishte përfunduar.
“Ne nuk lejuam asnjë humbje nga personeli, armatimet, pajisjet ushtarake apo materiale të tjera. Gjithashtu, të gjithë civilët që deshën të largoheshin nga pjesa perëndimore e Khersonit u asistuan në evakuim”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Kherson ishte qendra e parë madhore urbane që ra në duart e trupave ruse pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi ndërhyrjen në Ukrainë, si dhe ishte i vetmi kryeqytet rajonal që trupat e tij pushtuan.
Por tani, sikurse ka thënë dhe presidenti Volodymyr Zelensky, “Khersoni është i ukrainasve”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë