A u çlirua me të vërtetë Kherson?

10 Nëntor 2022 | 14:57

Ende ka shume pasiguri nëse ushtria ruse u largua nga Kherson. Presidenti Zelensky bën thirrje që të permbahen nga emocionet sepse armiku nuk bën dhurata.

Urdhri i Rusisë për të tërhequr trupat e saj nga Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal ukrainas që ISHTE pushtuar në këto 8 muaj luftë, ka nxitur një paralajmërim nga Presidenti Zelenskyy në fjalimin e tij të radhës për “të frenuar emocionet”.

“Armiku nuk na bën dhurata, nuk bën ‘gjeste vullneti të mirë’. Ne luftojmë për të gjitha. Dhe kur luftoni, duhet të kuptoni se çdo hap vjen me rezistencën e armikut, është gjithmonë humbja e jetëve të heronjve tanë. Ndaj lëvizim me shumë kujdes, pa emocione, pa rrezik të panevojshëm”- tha Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës.

Më herët, këshilltari i tij Mykhailo Podolyak shkroi  në një postim në Twitter se  “veprimet flasin më shumë se fjalët” dhe se “deri më tani nuk kishte asnjë shenjë se Rusia po largohej pa luftë”.

I ishte lënë detyrë ushtrisë së lartë të Moskës që t’i tregonte publikut rus përmes televizionit shtetëror për vendimin e tërheqjes . Nëse konfirmohet, padyshim që do të cilësohet  nga shumë njerëz si një kthim prapa. Presidenti Putin nuk u pa askund.

Tërheqja përtej lumit Dnipro u tha se ishte për arsye logjistike – furnizimi i trupave ruse po bëhej i pamundur me sulmet e vazhdueshme ukrainase.

Edhe presidenti i SHBA Joe Biden u shpreh se duhet pritur.

“Është dëshmi se ata kanë disa probleme reale. Rusia, ushtria ruse. pavarësisht nëse kjo çon ose jo në minimum, do te vijë koha që të gjithë të rikalibrojnë pozicionet e tyre gjatë periudhës së dimrit”-tha ai.

Ushtria e Ukrainës mbetet e kujdesshme duke besuar se çdo forca ruse që tërhiqet, ka shumë të ngjarë të ketë lënë pas mina dhe kurthe.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026