Ferri i emigrantëve në det, nuk lejohen të zbarkojnë në Itali

10 Nëntor 2022 | 14:52

Pamjet tregojnë çdo gjë,  në det ata po përjetojnë ferrin edhe pse janë  pak kilometra larg portit të Lampedusa.

Emigrantët  luftojnë për të qëndruar mbi ujë ndërsa ekipet e ndihmës luftojnë për t’i shpëtuar. Që nga mesnata në këtë port kanë arritur  118 emigrantë: një i porsalindur vetëm 20 ditësh mbërriti i vdekur, vuante nga probleme të frymëmarrjes; një grua vdiq nga hipotermia.

Kur ata luftojnë për jetën edhe  polemika politike është në rritje. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kritikoi të mërkurën vendimin e zyrtarëve  për të lejuar rreth 250 persona që ishin në bordin e dy anijeve të zbarkojnë në Catania për arsye shëndetësore.

Anijet, u ankoruan në qytetin sicilian në fundjavë, qeveria fillimisht lejoi  të zbrisnin vetëm njerëzit në gjendje jo të mirë shëndetësore  dhe u KëRKOI të ktheheshin në ujërat ndërkombëtare së bashku me emigrantët në bord.

Por autoritetet shëndetësore vendosën  të zbarkojnë të gjithë emigrantët, të konsideruar të brishtë për shkak të problemeve psikologjike. Vendimi është cilësuar i çuditshëm nga kryeministri Meloni.

Shfaqja e forcës së Giorgia Melonit ka zemëruar ekzekutivin francez.

“Qëndrimi aktual i qeverisë italiane dhe në veçanti deklaratat dhe refuzimi për ta lënë këtë varkë të ankorohet, në kundërshtim me të gjitha rregullat evropiane të pranuara nga të gjitha vendet e bashkimit, është i papranueshëm” u shpreh zëdhënësi i qeverisë franceze

640 emigrantë zbarkuan në 36 orë në Italinë jugore duke shtuar retorikën në shtetin fqinj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026